Aurelien Tchouameni është prezantuar tashmë zyrtarisht nga Real Madrid si lojtari më i ri i skuadrës madrilenë, teksa në ambientet e stadiumin “Santiago Bernabeu” përjetoi emocionet e para si “Los Blancos”.
Pas fjalës së presidentit Florentino Perez, mesfushori francez preferoi të fliste në spanjisht duke treguar qartë se është shumë i lumtur që iu bashkua madrilenëve.
“Kjo është një ëndërr, të nënshkruaj me klubin më të mirë në botë. Do të punojmë shumë për të fituar edhe më shumë tituj, për të zgjeruar historinë e kësaj skuadre. Është e vërtetë që kam patur mundësinë të zgjedh mes disa skuadrave por sapo mora vesh që Reali ishte i interesuar nuk hezitova asnjë sekond. Dua të lë gjurmë në historinë e futbollit dhe nuk ka skuadër më të mirë se Real Madrid dhe për këtë jam i sigurtë.
Faleminderit presidentin, agjentin tim dhe familjen time. Jam këtu për të fituar shumë tituj dhe për të luftuar për të fituar shumë gjëra. Faleminderit shumë”, ishin fjalët e para të Tchouamenit.
? @atchouameni: “Hello everyone. I’m very happy to be here to start my story at Real Madrid, the best club in the world. I’m very happy and we’re going to work hard to win more titles for this club. Thanks to the president, my agent and my family for being here. Hala Madrid!” pic.twitter.com/8d7AAJT4Vg
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) June 14, 2022
/f.a/abcnewsa.al