Eksperti për sipërmarrjet, Rezart Lahi thotë se mbështetja për Start Up-et është një nismë që duhet vlerësuar.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Lahi u shpreh se e rëndësishme është që për këto Start Up të kenë financime.
“Ne nuk kemi avantazhin e popullsisë, të një historie prodhimi. Të vetmet gjëra që na ka dhënë natyre është turizmi dhe që po merremi me pjesën e teknologjisë. Janë nisma që vlerësohen. Të shikojmë sa do na vlejnë dhe si do jetë përshkallëzimi. Ne akoma jemi mbrapa, këto duhen të shkojnë të bashkërenduara me ligjet. Duhet të ketë kombinim midis shtetit, fondeve private, sa mund të investojnë njerëzit, grupet financuese. Kujdesin më të madh e bëjnë ata që kanë kaluar eksperienca të ngjashme. Për momentin, është iniciativë shumë e mirë, por për parqet energjitike nuk kemi parë gjë konkrete. Mbetet të shihet se çfarë mbështetje do të japë shteti. Ne duhet ta kemi qëllim, që të kemi efiçencë më të madhe në rajon. Nuk do ishte e habitshme që të kemi një fokus më të madh, sepse ajo është e ardhmja.”, theksoi ai./abcnews.al

