Prezantohet projektbuxheti 2024/ Më shumë fonde për rritjen e pagave dhe mbështetjen sociale

schedule14:27 - 1 Nëntor, 2023

schedule 14:27 - 1 Nëntor, 2023

Qeveria ka prezantuar në konferenc kryetarësh projektbuxhetin per vitin e ardhshëm. Ekonomia shqiptare pritet të ketë një ecuri pozitive edhe për vitin e ardhshën dhe qeveria parashikon një rritje prej 3.8%.

Shpenzimet publike parashikohen në nivel të lartë prej 735.9 miliardë lekë. Të ardhurat e pritshme po ashtu vlerësohen me rritje në miliardë lekë, rreth 19.5 miliardë lekë më shumë se këtë vit. Ndërsa niveli I deficcitit buxhetor llogaritet në rrethe 61.2 miliardë lekë.

Por, ku do të fokusohen shpenzimet buxhetore për vitin që vjen? Qeveria është e vendosur të vijojë me reformën e pagave dhe duke filluar nga 1 korrik 2024 është planifikuar në shumën 11 miliardë lekë dhe përfshin rritjen e pagës për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimorë, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike.

Ndërsa shpenzimet në total për pagat e administratës publike arrijnë në 119.7 miliardë lekë. Financime të tjera do të shkojnë për shtresat sociale, për pagesat e papunësisë në masën 800 milionë lekë, ndihmën ekonomike në rreth 26.2 miliardë lekë, për bonusin e lindjes së bebeve do të shkojë një fond prej 2.2 miliardë lekë si dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve në masën 1.2 miliardë lekë.

Indeksimi i pensioneve do të vijojë edhe përgjatë vitit 2024. Sa i takon shpenzimeve për investimet publike, pritet të arrijnë një nivel të lartë prej 128.5 miliardë lekë, ku prioritet do të ketë vijimësia e projekteve aktuale ndërsa do0 të vijoj mbështetja për rindërtimin me 7 miliardë lekë. Ndërkohë qeveria është e vendosur të vijojë konsolidimin fiskal duke synuar nivelin e uljes së borxhit publik nga 61.5% i pritshëm për këtë vit, në 58.9% për vitin e ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!