Prezantohet Luka Donçiç/ Basketbollisti slloven nis aventurën në Los Angeles

schedule12:48 - 5 Shkurt, 2025

schedule 12:48 - 5 Shkurt, 2025

Një moment që mund të jetë historik. Luka Donçiç u prezantua si basketbollist I Los Anxhelos Lejkërsave në NBA, e kjo krahasohet me çastet e bujshme të së kaluarës me një Uilt Çembërlen, Karim Abdul Xhabar apo Shakill O’Nill.

Supertalenti nga Sllovenia u duk paksa I hutuar, besohet sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt. Epoka e tij tek Dallasi mbaroi sa hap e mbyll sytë, e duket se ishte klubi që mori vendimin dhe jo lojtari.

Gjithsesi, kjo është e kaluara, edhe pse shumë e bukur dhe me një finale të NBA-së sezonin e shkuar, dhe Luka doli në konferencën e parë për shtyp, ku foli shkurt.

“Unë jam thjesht i emocionuar që jam këtu, dhe që do të nis këtë udhëtim të ri. Në një moment të caktuar e mora vesh që kjo gjë do të ndodhte. E qartë që unë pata momentet e mia të mrekullueshme në Dallas. I kam dashur gjithmonë shokët e skuadrës, trajnerët. Tifozët nuk mund të harrohen sepse ata më mbështetën. Ishte një periudhë e shkëlqyer për mua”.

Ndërkaq, Doncic ishte në stol në ndeshjen që Lejkërsat e fituan në Arenën e tyre ndaj Klipersave, në derbin e qytetit. E sigurt ishte që nuk do të luante, por deshi të dilte para tifozëve.

Jehona për transferimin e tij ishte e madhe, dhe analizat të shumta. Sipas tyre, Luka nuk do të mundë të marrë në Los Anxhelos atë maksi-kontratë që e priste tek Dallasi.

NBA ka disa rregulla të veçanta, në bazë të kontratave kolektive, dhe Donçiç ka të garantuara këtë sezon 43 milionë USD, por më pas duhet të negociojë akordin tjeër.

Kjo, sepse ai luajti 7 vjet në Dallas, dhe për të përfituar maksi-kontratën duhej të ishte larguar në një nga 4 sezonet e para.

Tek Maveriksët, ai do të merrte 345 milionë USD në 5 vjet. Sipas analistëve, Dallas nuk pati besim se ia vlente ky investim, e duket se Lejkërsat kanë vendosur një bast që shpresojnë ta fitojnë e jo ta humbin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!