Liverpool zgjodhi Ozan Kabak si përforcimin e mbrojtjes. “The Reds”, në emergjencë në qendër të prapavijës si pasojë e dëmtimeve të dyshes Van Dijk-Gomez, arritën akordin me Schalke 04 për huazimin e mbrojtësit të kombëtares turke.
20-vjeçari ka thënë fjalët e para si lojtari i kampionëve të Anglisë. Edhe Milani ishte në garë për Kabak, por kuqezinjtë përforcuan mbrojtjen me afrimin e Fikayo Tomori nga Chelsea (huazim me të drejtë blerje).
“Liverpool ka qenë skuadra e preferuar e fëmijërisë time, gjithmonë kam dashur të vija një ditë këtu. Është fantastike të luash në Anfield dhe përpara tifozëve tanë të zjarrtë. Më në fund e realizova ëndrrën time.
Ekipi është madhështor dhe plot me kampionë. Nuk ka rëndësi për mua se kush mungon apo kush luan. Unë duhet të bëj sa më mirë detyrat e mia. Kam parë ndeshjet e fundit të skuadrës, mbrojtja është paraqitur shumë mirë.
E vendos trajneri Klopp se kur do të zbres në fushë dhe kur do të ulem në pankinë. Do të jap gjithçka nga vetja për Liverpool dhe do të jem gati në momentin që do të më jepet shansi të luaj“, deklaroi Ozan Kabak. /abcnews.al