Prezantim mes batutave, Mourinho: S’kam nevojë për përforcime, ja çfarë u thashë lojtarëve

schedule18:15 - 21 Nëntor, 2019

schedule 18:15 - 21 Nëntor, 2019

Jose Mourinho ka dhënë konferencën e parë për shtyp si trajneri i Tottenham. Portugezi zëvendësoi Mauricio Pochettinon në stolin e Spurs dhe firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2023.

“Special One” rikthehet në pankinë pas 11 muajve pushim dhe ndihet i motivuar, i karikuar dhe i lumtur për aventurën e re. Trajneri nga Setubali uron Pochettinon për punën e bërë, tregon se çfarë e tundoi të pranonte ofertën e “Gjelave”, teksa batutat në fjalët e tij nuk mungojnë kurrë.

TOTTENHAM – “Kam ardhur në një klub të madh, jam i bindur për zgjedhjen fantastike, një veprim për notën 10-të. Nuk kam nevojë për lojtarë të rinj, thjesht më duhet t’i njoh më mirë këta që kam në dispozicion. I njoh disi, por është ndryshe t’i njohësh edhe në aspektin njerëzor. U thashë lojtarëve që ndodhem këtu për ta. U tregova që disa prej tyre kam tentuar t’i blej kur ndodhesha në klubet e mëparshme, por nuk ia dola. Dua ta uroj Pochettinon për punën që ka bërë”.

IDENTITETI – “Unë jam i njëjti Mourinho, në të mirë dhe të keq. Nuk mund ta humbas identitetin tim. E di që kam bërë  gabime në karrierë, por di të them që nuk do i përsëris. Do të kryej gabime të reja, që do të më bëjnë edhe më të fortë”.

NISJA E DOBËT – “A ndikoi finalja e humbur kundër Liverpoolit në nisjen e dobët të këtij sezoni nga Tottenham? Nuk e di, nuk kam humbur kurrë një finale Champions League”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!