Pretendon se është rrëmbyer nga alienët, 50 vjeçarja britanike: Kam prova dhe fakte

schedule08:19 - 10 Maj, 2021

schedule 08:19 - 10 Maj, 2021

Një britanike pretendon se kur ka qenë fëmijë është rrëmbyer nga alienët dhe për të treguar këtë ajo ka disa shenja në trup.

Paula Smith, 50 vjeç, nga Bradford  ka bërë me dije se përvoja e saj e parë jashtëtokësore ndodhi kur ajo ishte një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeçe dhe de5ri më tani ajo pretendo se është rrëmbyer rreth 50 herë.

Ka pasur disa reagime dhe njerëzit që më quajnë “të çmendur”, gjë që nuk është aspak e mirë, por unë gjithashtu mund ta kuptoj plotësisht pse njerëzit nuk besojnë nëse kurrë nuk kanë pasur vetë në eksperienca të tilla. Unë kam përjetuar 52 incidente paranormale. Edhe unë nuk mund t’i besoj historitë disa herë, kështu që nuk habitem kur të tjerët nuk më besojnë mua ose temën”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera mediat e huaja bëjnë me dije se ajo pretendon se është kthyer në shtëpi me një plagë trekëndëshi në fytyrë dhe shenja në krah por shton se pavarësisht përvojave të pazakonta, përpiqet të bëjë një jetë sa më normale të jetë e mundur.

“Gjithçka që mund të bëj është të vazhdoj si normale, përndryshe do të çmendesha”, thotë ajo.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!