Presidenti i Ukrainas Volodymir Zelensky në deklaratat e tij të bërë më herët hodhi akuza se Pekini ishte i vetëdijshëm për faktin se shtetasit e tij po rekrutoheshin për të luftuar për Rusinë në luftën në Ukrainë.
Ekspertja e së drejtës Ndërkombëtare, Enida Bozheku në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News, u shpreh se Ministria e Mbrojtjes u distancua duke thënë se ishte e pamundur që të ishin të vërteta pretendimet.
“Sa i përket situatës me kinezë, situata në të cilën ndodhet Kina, ministri i jashtëm doli në një deklaratë dhe tha se është e pamundur të jenë shtetas kinez. Pra u distancua. Nga ana tjetër mercenarizmi është sport i njohur dhe ka nga të gjitha llojet.
Ndërsa Lufta tregtare që ka nisur dhe ndryshimet e lajmeve janë shumë të shpejta, dhe një situatë e tillë e ndihmon Trump për pjesën e tij. Zelensky është kolateral, thjesht e kanë servirur për ta shitur”, tha Bozheku.
Ndërsa kapiteni Dritan Goxhaj u shpreh kjo është thjesht një taktikë e përdorur nga Ukraina pasi nuk i ka mbetur më asgjë tjetër sipas tij, për të reaguar.
“Në anën e rusëve nuk luftojnë vetëm kinezë, ka edhe amerikanë…Ministria e Mbrojtjes e Rusisë vjet shpërndau 27 dekorata për mercenarët serbë dhe Ukraina nuk pati asnjë reagim”, tha Goxhaj.
/abcnews.al/