“Jam gati të kthehem në stol“, u shpreh Mauricio Pochettino ditën e djeshme dhe kaq ka mjaftuar që mediat angleze të zbulojnë dy destinacionet e mundshme të trajnerit argjentinas, i cili qëndron pushim prej nëntorit të vitit të kaluar.
Daily Mail raporton se në garë për Pochettinon janë Manchester United dhe Real Madrid. “Djajtë e Kuq” e pëlqejnë prej kohësh, teksa edhe vetë 48-vjeçari do e pranonte me kënaqësi një rikthim në Premier League.
Ndërkohë, Zinedine Zidane vazhdon të mos i këtë të sigurta pozitat në stolin e “Los Blancos”, edhe pse triumfi me Interin në Champions ka rikthyer qetësinë në klub.
Gjithsesi, presidenti Florentino Perez e pëlqen shumë Pochettinon, i cili refuzoi uljen në pankinën e Barcelonës verën që lamë pas, por nuk do e bënte një gjë të tillë me kampionët e Spanjës. /abcnews.al