Forcat e IKMT-së dhe xhenios u rikthyen serish “Prestige resort”.
Dje prishën restorantin, ndërsa sot po bëjnë gati të shembin me shpërthim të kontrolluar një prej hoteleve. Por përfaqësuesit e kompleksit nuk kanë ende asnjë informacion zyrtar se sa objekte do të prishen.
“Po bëhet prishje pa akt shkresor dhe akt konstatimi, nuk e dimë çfarë planifikohet të prishet. Deri në këtë momente po procedojnë në hotelin 5 katësh, nuk dimë a do ketë të tjera. Pjesa më e madhe e objekteve të resortit janë me leje ndërtimi dhe një pjesë me çertifikatë pronësie të regjsitruara.”
Sot ju drejtuan për herë të dytë gjykatës, pasi një ditën e djeshme nuk morën përgjigje.
“Kemi paraqitur dje një kërkesë për sigurim padie për prishjet në kompleks. Prisnim shortin dhe shqyrtimin. Po nuk u bë. Sot depozituam një tjetër kërkesë dhe po presim. Kërkesa është e një natyre urgjente. Pasi dëmet që do të vijnë nga mosmarrja e një mase do të jenë të jashtëzakonshme. Nëse një godinë shkatërrohet nuk sigurohet më s’mund të mbrohet më. Ngelet të kërkosh dëmet të cilat nuk e kthejnë godinë aty ku është. E në fakt dëmi është bërë.”
/Abcnews.al/