Prespa e preferuar edhe në vjeshtë/ Më të vizituara objektet e trashëgimisë kulturore

schedule15:43 - 21 Shtator, 2023

schedule 15:43 - 21 Shtator, 2023

Shtrirë buzë liqenit të Prespës, Pusteci edhe këtë pati vëmendjen e vizitorëve të huaj.

Natyra thuajse e paprekur, objektet qindravjecare te trashëgimisë kulturore dhe gatimet e traditës janë ndër arsyet që Pusteci ka turistë edhe në vjeshte.

Ndalesë e pashmangshme është ishulli i Maligradit drejt te cilit shkohet me varke.

Turizmi ka pasur zhvillim pozitiv vitet e fundit por investimet në struktura akomoduese që do të mund të mbanin më gjatë vizitorët në Pustec kanë qenë të cungura.

Kryetari i bashkise Pali Kolevski thote se në të gjithë zonën nuk ka më shumë se 100 shtretër.

Pusteci ka rreth 3 mijë banorë pjesa më e madhe e të cilëve e sigurojnë jetesën nga bujqësia, bimët medicinale dhe peshkimi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!