“Presioni mbi trajnerin e Anglisë”, Mourinho: Fol troç, trego emrat e tyre

schedule17:59 - 20 Nëntor, 2020

schedule 17:59 - 20 Nëntor, 2020

Jose Mourinho u emërua trajner i Tottenham fiks një vit më parë. Ekipi i tij pret në shtëpi Manchester City ditën e nesërme (18:30). 17 pikë dhe vendi i dytë për Spurs, që do të tentojnë të thyejnë armatën e Pep Guardiolës.

Mourinho është ndalur te trajneri i kombëtares së Anglisë në konferencën për shtypin. Gareth Southgate u shpreh se disa trajnerë klubesh i kanë bërë presion të mos i aktivizojë shumë lojtarët e tyre, temë ku përfshihet edhe portugezi.

E lexova diçka të tillë, por dua që Gareth të përmendë emra. Le të tregojë se kush janë ata që i bëjnë presion për të mos hedhur në fushë lojtarët me kombëtaren. Ai ka të drejtën e gjithë botës për të ftuar tek Anglia ata që dëshiron.

Ai do të fitojë ndeshjet, është normale, ama të gjithë e dimë që Rahem Sterling do të zbresë në fushë nesër kundër nesh“, thekson Mourinho, duke mos e kursyer ironinë në lidhje me sulmuesin e Cityt, i cili nuk u ftua në kombëtare për sfidat e muajit nëntor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!