Juristja Brizid Gjikondi thotë se në rast se Fredi Beleri nuk respekton lejen pesëditore të dhënë nga Drejtoria e Burgjeve dhe nuk kthehet në Shqipëri, atëherë duhet të ketë reagim dinjitoz nga shteti shqiptar.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Shqipëria do duhet ta shfrytëzonte këtë rast në favorin e saj.
“Atyre iu intereson të kenë martir në Shqipëri. Nuk do çuditesha që grekët ta mbanin dhe mos ta kthenin. Skenarët e tyre mund të kenë shumë seri, mund të ketë strehim në Athinën greke. Persekutimin e tij e quan me dashje dhe politik. Nuk do çuditesha edhe nga deklarata që dha sot, kam përshtypjen që ka lënë hapësirë për mos kthimin e tij në burgun shqiptar. Për tragjedinë e Peshkëpisë, dhe djegien e flamurit kombëtar, ai ka gjetur strehë në shtein grek dhe nuk do çuditesha të gjente strehë për herë të tretë. Do ishte në standardin e shtetit shqiptar, që në rast se ai nuk kthehet në qli, të kishim reagim dinjitoz dhe ta përdornim në favorin tonë këtë gjë. Mendoj që në rast se ai e bën këtë gjë, të shfrytëzohet nëf avor të shtetit tonë”, theksoi ajo./abcnews.al



