Presidentja Vjosa Osmani është solidarizuar me të prekurit nga zjarret shkatërruese që kanë goditur Los Angelos.
Në një postim në platformë “X” , Osmani ka nderuar guximin dhe përpjekjet e reaguesve të parë që kanë shpëtuar jetë.
“Zemrat tona shkojnë për njerëzit e Los Angelesit të prekur nga zjarret shkatërruese. Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet, ne vajtojmë me ju. Gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, ka shkruar Osmani.
Nga zjarret që kanë goditur vendin janë konfirmuar 11 të vdekur.