KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Strasburg të Francës. Ajo do t’i drejtohet Parlamentit Evropian, çka edhe shënon herën e parë që një president i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur i drejtohet seancës plenare në PE.
Ajo do t’i adresohet deputetëve lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e saj Facebook me mbishkrimin “Evropa, shtëpia jonë”.