Presidentja kroate: Do mbështes fort Shqipërinë dhe Kosovën

schedule12:37 - 9 Maj, 2019

schedule 12:37 - 9 Maj, 2019

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic nga Tirana e pranishme në samitin e Brdo-Brijunit, është shprehur se Kroacia do të mbështesë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, që të integrohen në BE.

“Ky proces i ka dyert e hapura dhe do të vijojë që të sjellë vëmendje te kjo pjesë e Europës. Do ta bëjmë këtë pjesë të Europës në axhendën e Europës. Ne harrojmë që BE-ja është i paplotë, kjo është një pjesë natyrale e BE-së. Nuk dua të përmend fjalën zgjerim, por konsolidimin e tyre vendeve të rajonit në BE. Jam e lumtur për takimin konstruktiv, që konfirmoi përkushtimin për të sjellë këto vende në BE. Ishte një diskutim i ndershëm për çështje të hapura, është një formë shumë e mirë për të diskutuar, shpresoj që të vijojë për zgjidhjen e problemeve të hapura. Jam e shqetësuar për mungesën e progresit të pa arritur. Negociatat do të fillojnë me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Kroacia do e mbështesë dhe ne do të vijojmë të argumentojmë përmirësimin e proceseve të tjera. Dëshirojmë liberalizimin e vizave për Kosovën. Unë jam e frikësuar se situatën që kemi, diskutimet brenda BE-së, jemi duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Europën Juglindore. Ne do vazhdojmë të punojmë bashkë. Për vendet kandidate reformat që janë pezulluar duhet të ndërmerren. Kroacia do e marrë në gjysmën tjetër të 2020-ës Presidencë e BE dhe fokusi ynë do të jetë Evropa Juglindore. Do të bëjmë Samit për të parë të ardhmen evropiane të këtij rajoni. Duhet dy veta për të kërcyer tango, ne do vijojmë t;iu shtyjmë për të hyrë në BE, por duhet të ndërmerrni hapat tuaja. Ne nuk duhet të gjejmë justifikime”, u shpreh Presidentja kroate.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!