Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Presidentja e Moldavisë përshëndet hapjen e negociatave: Sot ndjejmë përqafimin e ngrohtë të Evropës

schedule22:08 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 22:08 - 14 Dhjetor, 2023

Presidentja e Moldavisë, Maya Sandu përshëndeti vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me vendin, duke nënvizuar se Kishinau do të përballet me sfidat dhe mbetet e përkushtuar në punën e vështirë që i pret.

“Moldavia sot kthen një faqe të re (në historinë e saj) pas dritës jeshile të BE-së për bisedimet e pranimit. Sot ndjejmë përqafimin e ngrohtë të Europës. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe për besimin në rrugëtimin tonë”, shkroi presidenti i Moldavisë në një postim në platformën X (ish Twitter).

Më herët, blloku vendosi që të hapë negociatat edhe për Ukrainën ndërsa Gjeorgjisë iu dha statusi i vendit kandidat./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!