Presidentja e Komisionit Europian bëhet gjyshe, publikon foton e ëmbël me nipin e porsalindur

schedule17:34 - 11 Maj, 2021

schedule 17:34 - 11 Maj, 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është bërë gjyshe ditën e dielën, e cila ishte Dita e Europës dhe në disa vende të Europës ishte edhe Dita e Nënës.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me nipin e porsalindur në krahë.

“Një moment kaq magjik, nipi im i parë!”, ka shkruar presidentja e KE-së.

Kujtojmë që Ursula von der Leyen ka shtatë fëmijë, të lindur midis viteve 1987 dhe 1999./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!