Komisioni Evropian pritet që të japë opinionin e tij për anëtarësimin e Ukrainës në qershor. Lajmin e bëri të ditur të hënën presidentja Ursula von der Leyen. Në një postim në Twitter, presidentja e KE-së shkroi se ka pasur diskutime rreth rrugës së Ukrainës në BE.
“Presim të marrim përgjigjet e pyetësorit të anëtarësimit në BE,” shtoi ajo më tej.
Postimit të saj, von der Leyen i bashkëngjiti edhe një foto të saj duke folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë mbledhjes së G7 të dielën.
Po ashtu të dielën, kryetari i parlamentit gjerman Baerbel Bas, u takua me Zelenskyy-n në Kyiv. Kërkesa e Ukrainas për t’u anëtarësuar në BE ishte një nga subjektet e diskutuara. /abcnews.al/