Presidentit të Empolit nuk i ndahet shpirti nga Asllani: Ka zemrën dhe mushkërinjtë e Tardellit

schedule16:15 - 10 Shtator, 2022

schedule 16:15 - 10 Shtator, 2022

Kristjan Asllani bëri hapin e madh në karrierën e tij gjatë merkatos së verës, teksa kaloi nga skuadra e Empolit te Interi.

Simone Inzaghi akoma nuk i ka besuar një fanellë titullari në Serie A, por përsëri mesfushori i kombëtares shqiptare ka bërë për vetë tifozët zikaltër me paraqitjet e tij në ato pak minuta që iu është dhënë mundësia.

Nëse tashmë Asllani është te Interi, presidentit të Empolit, Fabrizio Corsi nuk i ndahet zemra nga ish-lojtari i tij, teksa në një intervistë për mediat italiane ka vlerësuar maksimalisht shqiptarin për cilësitë që e karakterizojnë.

“Cilësia e Asllanit, përtej të luajturit me të dyja këmbët dhe të paturit të zemrës dhe mushkërive të Tardellit, është fanella. Veshja nuk ka rëndësi për të, nuk e rëndon, nuk futet në presion si të tjerët”, tha Corsi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!