Tashmë gjithçka është pranë zyrtarizim dhe tifozët “zikaltër”, mund të fillojnë festën, me kapitenin, Lautaro Martinez dhe teknikun, Simone Inzaghi, që janë shumë pranë rinovimit, me kampionët në fuqi të Italisë.
Gjithçka u konfirmua nga Presidenti i ri i “Zikaltërve”, Giuseppe Marotta, i cili fillimisht foli për akordin e arrirë me argjentinasin e sulmit, që do të firmoset pas përfundimit të Kupës së Amerikës e më tej foli edhe për teknikun italian, ku theksoi se edhe me atë marrëveshja mund të konsiderohet e arritur.
“Rinovimin me Lautaro quajeni të kryer. Mungon vetëm firma mbi kontratën e re, diçka që do të ndodhë pasi kapiteni të rikthehet nga Kombëtarja. Rinovimi me Simone Inzaghi? Po, e kemi mbyllur gjithashtu. Edhe trajneri do të firmosë së shpejti”,- theksoi Marotta. /i.m /abcnews.al