Presidenti Zelensky: Dy ushtarë kinezë janë kapur në Ukrainën Lindore, në pritje të shpjegimeve nga Pekini

schedule14:35 - 8 Prill, 2025

schedule 14:35 - 8 Prill, 2025

Volodymyr Zelenskyy tha se dy ushtarë kinezë janë kapur gjatë luftës në Ukrainën lindore.
Ai theksoi se forcat e tij ishin përballur me gjashtë ushtarë kinezë dhe dy prej tyre u kapën për tu burgosur. Ai shtoi se kishte urdhëruar zyrtarët që të kërkonin një shpjegim nga Pekini.

“Ne kemi informacion që ka shumë më tepër qytetarë kinezë në njësitë e pushtuesve sesa vetëm dy. Tani po zbulojmë të gjitha faktet,” shtoi ai.

Kina është aleate e Rusisë dhe është akuzuar për ndihmën e saj në luftën e Rusisë në Ukrainë, megjithatë Pekini ka mohuar vazhdimisht akuzat se ka furnizuar forcat e Kremlinit me armë.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!