Presidenti Ukrainas Zelensky 14 orë në konferencë përballë gazetarëve

schedule15:54 - 11 Tetor, 2019

schedule 15:54 - 11 Tetor, 2019

14 orë, dhjetra gazetarë dhe qindra pyetje. Presidenti ukrainas Zelenski ka mbajtur një konferencë maratonë për shtyp, ku pjesa më e madhe e pytjeve lidheshin me telefonatën e presidentit amerikan Tramp.

Të enjten presidenti ukrainas Volodimir Zelensku ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme oër shtyp, e cila zgjati 14 orë, në një treg të mbuluar në Kiev. Për një kryeministër është një gjë shumë e rrallë që t’i japë medias një mundësi të tillë.

Zelenski mirëpriti dhjetëra gazetarë dhe grupe dhe iu është përgjigjur shumë pyetjeve. Ishte e pritshme që shumë prej pyetjeve të lidheshin me telefonatën e famshme ku presidenti amerikan Donad Trump i kërkonte të hetonte për ish zv/presidentin amerikan Xho Bajden.

Mes të tjerave Zekenski mohoi se Trump e kishte kërcënuar dhe tha se nuk i njihte dy bashkëpunëtorët e Rudi Xhulianit, një nga avokatët personal të Trump, të arrestuar një ditë më parë me akuzën e lidhjeve të dyshimta me politikanë rusë dhe ukrainas.

Zelenski me profesion është një aktor komik dhe fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale të muajit maj ishte shumë befasuese./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!