Presidenti ukrainas akuzon Rusinë për sulmin ndaj “kopshteve të fëmijëve dhe infrastrukturës civile”

schedule02:51 - 26 Shkurt, 2022

schedule 02:51 - 26 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në mesazhin e tij video të premten në mbrëmje se forcat ruse kanë sulmuar “infrastrukturën civile,” duke përfshirë kopshtet e fëmijëve raporton gazetari Jonny Hallam i “CNN”. Duke i’u drejtuar popullit të Rusisë ndërsa fliste rusisht, Zelensky tha: “Nuk ka asgjë që mund të shpjegojë pse kopshtet e fëmijëve dhe infrastruktura civile po bombardohen”.

Ai vazhdoi: “Çfarë lloj lufte është kjo kundër fëmijëve ukrainas? Kush janë ata? A janë edhe ata neonazistë? Apo janë ushtarë të NATO-s që imponuan një kërcënim ndaj Rusisë?”

“Ju lutemi ndihmoni njëri-tjetrin, veçanërisht të moshuarit, të vetmuarit, ata që kanë nevojë për mbështetjen tuaj”, tha ai. “Në rast rreziku, ju lutemi shkoni në strehimore”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!