Pak ditë para vitit të ri, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar ligjet që zyrtarizojnë Ushtrinë e vendit. Duke falenderuar aleatët ndërkombëtarë, kreu i shtetit i uroi ushtarëve fat.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dekretoi ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke zyrtarizuar Ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Në rolin e komandantit suprem ai uroi ushtarët e Kosovës, duke mos harruar aleatët ndërkombëtarë që ndihmuan në këtë proces.
“Në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të ushtrisë së Kosovës, ligjit të miratuar nga kuvendi më 14 dhjetor, e të pranuar nga zyra e presidentit më 26 dhjetor, ky dekret hyn në fuqi nga sot. Urime ushtria juve ushtarë, ushtarake, oficer, nënoficer. Urime e fat”. /abcnews.al