Presidenti sirian akuza Europës: Është fajtore për kaosin dhe emigrantët

schedule12:30 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 12:30 - 10 Dhjetor, 2019

Sipas presidentit sirian Bashar al Assad, Europa ka mbështetur terroristët në Siri. Sipas tij vetë Bashkimi Europian është përgjegjës për kaosin dhe refugjatët e tashmë duhet të përballet me pasojat

Europianët mbështetën terrorizmin në Siri dhe për këtë arsye tashmë duhet të përballen me refugjatët. Është kjo deklarata e presidentit sirian Bashar Al Asad në një intervistë për televizionin Italian Rai.

Duke iu drejtuar gazetares Assad shprehet: Kush e krijoi këtë problem? Përse keni refugjatë në Europë? Është një pyetje e thjeshtë shton presidenti sirian sipas të cilit Europa, por dhe Shtetet e Bashkuara të AMerikës dhe Turqia kanë mbështetur terrorizmin. Dhe sidomos Europa ka qenë protagonistja kryesore për krijimin e kaosit në Siri. Më pas duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares italiane, Asad këmbëngul se Bashkimi Europian ka mbështetur terroristët në Siri që nga dita e parë. Më pas akuzuan qeverinë siriane dhe disa vende si Franca dërguan armë. Ata krijuan kaosin, përsërit Assad.

Presidenti sirian në fund të intervistës u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me armët kimike dhe se trupat e tij ushtarake nuk I kishin përdorur asnjëherë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!