Që prej largimit të trajnerit Tite nga pankina e Kombëtares braziliane, Federata e këtyre të fundit është në kërkim të një trajneri me eksperiencë që mund t’i sjelle “seleçaos” trofeun e 6-të të Kupës së Botës.
Ndër më të përfolurit për pankinën e amerikano-latinëve është tekniku Carlo Ancelotti, i cili pëlqehet shumë nga Presidenti i Federatës, Ednaldo Rodrigues, me këtë të fundit që e ka shprehur sërish interesimin e tij për “Don Carlo”-n në një intervistë për mediat braziliane.
“Nuk po them që Ancelotti ka një ofertë nga ne, por ne po verifikojmë nëse dëshiron të vijë. Këtu kemi një plan A dhe e them sinqerisht për herë të parë. Është e kotë ta fshehim, Ancelotti është i preferuari ynë”,- deklaratat e tij të paqarta për trajnerin që skadon me Real Madridin në 2024. /i.m /abcnews.al