Presidenti rus Vladimir Putin shpall “operacion ushtarak” në Donbas

schedule04:39 - 24 Shkurt, 2022

schedule 04:39 - 24 Shkurt, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin sapo ka njoftuar një “operacion ushtarak” në rajonin e Donbasit të Ukrainës. Ai e bëri deklaratën në një fjalim televiziv në të njëjtën kohë kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së i kërkonte të ndalonte. Në një fjalim televiziv të enjten në mëngjes, Putin u kërkoi ushtarëve ukrainas në zonën e luftimit në Ukrainën lindore që të lënë armët dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ai paralajmëroi Ukrainën se do të fajësohej për çdo gjakderdhje. Putin tha se “drejtësia dhe e vërteta” janë në anën ruse, duke paralajmëruar se përgjigja e Moskës do të jetë “e menjëhershme” nëse dikush përpiqet të përballet me Rusinë raporton “BBC”. Presidenti rus tha gjithashtu se veprimet e vendit të tij janë vetëmbrojtje dhe u thotë ushtrisë ukrainase se baballarët dhe gjyshërit e tyre nuk luftuan që të mund të ndihmonin neonazistët.

Putin shton se përplasjet midis forcave ukrainase dhe ruse janë “të pashmangshme” dhe “vetëm çështje kohe”. Vetëm disa minuta më parë, nënsekretari i OKB-së kishte paralajmëruar se një përshkallëzim ushtarak do të çonte në “një kosto të papranueshme të lartë, vuajtje njerëzore dhe shkatërrim”.  / abcnews.al