Gazetarë dhe blogerë në Rusi tashmë mund të etiketohen dhe si agjentë të huaj sipas ligjit që u firmos nga presidenti i vendit Vladimir Putin. Sipas ligjit të ri, për t’u cilësuar si agjent i huaj, mjafton të marrësh para nga jashtë vendit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, firmosi ligjin e diskutueshëm, i cili tashmë u lejon autoriteteve ruse të trajtojnë dhe personat fizikë dhe jo vetëm ata juridikë si agjentë të huaj. Një epitet që në kohën e Bashkimit Sovjetik përdorej për spiunët.
Ligji i ri do të godasë dhe dhe blogerët. Për t’u etiketuar si agjent i huaj mjafton të marrësh para nga jashtë dhe të shpërndash material të publikuar nga media të organizatev që janë përfshirë në listën e zezë ruse të agjentëve të huaj.
Projektligji i prezantuar një vit më parë në parlament, ishte pjesë e iniciativave të Moskës kundër vendimit të Uashingtonit për të future Russia Today, shumë pranë dhe pro Kremlinit, në listën e agjentëve të huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si masë spekulative, Moska etiketoi si agjentë të huaj dhjetë media amerikane. Ligji i ri prek dhe gazetarët të cilët punojnë për këto media, mes të cilave dhe Zëri i Amerikës dhe Radio Liberty – Radio Liria./abcnews.al