Presidenti Milatoviç pas takimit me Macron: Mali i Zi të bëhet anëtar i plotë i BE-së në vitin 2028

schedule15:50 - 10 Nëntor, 2023

schedule 15:50 - 10 Nëntor, 2023

Presidenti malazez Jakov Milatoviç, ka deklaruar se plani i Malit të Zi për të qenë gati për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2026, është jo vetëm ambicioz, por edhe i arritshëm.

Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, Milatoviç theksoi se pret që mbështetja franceze për Malin e Zi të jetë edhe më e fortë në periudhën e ardhshme në rrugën e tij europiane.

“Në takim i paraqita Macronin një plan ambicioz që vendi ynë të jetë gati për anëtarësim në BE deri në fund të 2026 dhe të bëhet anëtar i plotë në 2028. Dukej se edhe nga Macron e priti mirë planin tonë ambicioz, realist dhe të arritshëm”, ka thënë ndër të tjera Milatoviç.

I pyetur nëse kanë biseduar për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, ai tha se Franca është një vend shumë i rëndësishëm për Malin e Zi dhe se është diskutuar se si mund të përmirësohet më tej bashkëpunimi ekonomik dhe se Mali i Zi e presin projekte të rëndësishme infrastrukturore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!