Kreu i shtetit këtë të hënë përmes një ceremonie solemne ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”,aktorin e shquar Petrit Malaj ,me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike si në ekranin e kinemasë, ashtu dhe në skenën e teatrit; për kontributin e dhënë në organizimin dhe drejtimin e strukturave akademike të artit skenik”.
Pjesë e ceremonisë më marrjen e titullit nga aktoti Malaj në Presidencë ishin aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Universitetit të Arteve dhe personalitete të artit
Postimi i Metës:
Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Universitetit të Arteve dhe personalitete të artit, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi aktorin e shquar Petrit Malaj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike si në ekranin e kinemasë, ashtu dhe në skenën e teatrit; për kontributin e dhënë në organizimin dhe drejtimin e strukturave akademike të artit skenik”./abcnews.al