Presidenti Meta vlerëson 38 figura të shquara patriotike të krahinës së Lumit të Vlorës

schedule16:59 - 27 Gusht, 2020

schedule 16:59 - 27 Gusht, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të enjte në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Selenicës.

Në kuadër të kësaj vizite kreu i shtetit, Meta vlerësoi luftëtarë, drejtues të njësive luftarake,  atdhetarë dhe patriotë  të krahinës së Lumit të Vlorës, për trimërinë, patriotizmin dhe  kontributin e shquar, në mbrojtje të interesave kombëtare ndaj pushtuesve italianë në vitin 1920.

Në këtë ceremoni Meta ka vlerësuar edhe skulptorin e “Popullit” Mumtas Dhrami, me dekoratën “Nderi i Kombit” për realizimin e veprës historike të monumentit të Drashovicës./abcnews.al