Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të enjte në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Selenicës.
Në kuadër të kësaj vizite kreu i shtetit, Meta vlerësoi luftëtarë, drejtues të njësive luftarake, atdhetarë dhe patriotë të krahinës së Lumit të Vlorës, për trimërinë, patriotizmin dhe kontributin e shquar, në mbrojtje të interesave kombëtare ndaj pushtuesve italianë në vitin 1920.
Në këtë ceremoni Meta ka vlerësuar edhe skulptorin e “Popullit” Mumtas Dhrami, me dekoratën “Nderi i Kombit” për realizimin e veprës historike të monumentit të Drashovicës./abcnews.al