Presidenti Ilir Meta ka uruar Dritan Abazoviç, që u zgjodh në krye të qeverisë së Malit të Zi.
36-vjeçari do të jetë shqiptari i parë në krye të një qeverie në historinë malazeze. Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin e Abazoviç votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa 3 deputetë të SD-së votuan kundër. Qeveria Abazoviç ka në përbërje 18 poste ministrash, 4 zv/kryeministra dhe 2 ministra pa portofol. Krahas Dritan Abazoviçit, nga komuniteti i shqiptarëve të Malit të Zi në kabinet janë edhe Fatmir Gjeka si Ministër për të drejtat e njeriut dhe minoritetet e Marash Dukaj si ministër i administratës publike.
/abcnews.al

