Presidenti Meta priti ministrin holandez Stef Blok

schedule15:26 - 17 Janar, 2019

schedule 15:26 - 17 Janar, 2019

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Stef Blok është pritur edhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Në njoftimin për shtyp të institucionit të presidencës thuhet se është diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Holandës, veçanërisht ndihmën në fushën e sundimit të ligjit dhe rritjen e investimeve holandeze në vendin tonë. Kreu i Shtetit theksoi se: “Integrimi europian është projekti më strategjik i Shqipërisë, duke shpresuar që qershori i ardhshëm të shënojë çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian”.Ai kërkoi angazhim dhe përgjegjshmëri maksimale të të gjitha institucioneve të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!