Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë e Projektit TAP. Sipas asaj që shkruan kreu i shtetit, vendosja operacionale e këtij korridori “është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë.”
Rëndësia e Korridorit Jugor të Gazit, shkruan Meta, është jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe “zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.”
POSTIMI
Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e…
Posted by Ilir Meta on Thursday, December 31, 2020

