Presidenti kroat: Të mos i vendosen kushte të pamundshme Maqedonisë

schedule19:48 - 15 Korrik, 2021

schedule 19:48 - 15 Korrik, 2021

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç këtë të enjte ka deklaruar se  Maqedonisë së Veriut nuk duhet t’i vendosen kushte të pamundura që hynë në pjesën intime të kombit.

Ai sot bashkërisht me presidentët e Austrisë dhe Sllovenisë, Borut Pahor dhe Alexander Van der Belen kishte mbledhjen e tetë trilaterale në Krk të Sllovenisë.

“Kishte zgjedhje në Bullgari dhe shpresoj se kjo do ta lehtësojë situatën dhe se kandidatit të ri, do nuk do të bëhen probleme dhe do të vendosin kushte që janë të pamundshme”, ka thënë Milanoviç.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut vazhdon të bllokohet në rrugën drejt BE-së nga Bullgaria për shkak të kontesteve historike për figura të ndryshme historike, gjuhën dhe identitetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!