Presidenti kroat: Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

schedule22:08 - 30 Maj, 2023

schedule 22:08 - 30 Maj, 2023

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka thënë se Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur. Ai ka komentuar situatën në veri të Kosovës duke shtuar se duhet ndaluar së përsërituri “Kosova është Serbi”. Ai tha se fatkeqësisht disa shtete anëtare të BE-së ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai, raporton Index.hr. Ai shtoi se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, u bëri thirrje vendeve evropiane të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.

“Por kjo është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentë që përfundimisht, në një moment krize, mund të zbatohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!