Presidenti kinez Xi Jinping propozon modelin e tij për qeverisjen globale

schedule17:30 - 27 Mars, 2019

schedule 17:30 - 27 Mars, 2019

Sipas Presidentit Kinez Xi Jinping, qeverisja globale duhet të ndjekë shembullin e asaj kineze. Gjatë fjalës së tij në forumin “Kinë – Francë” në Paris, ai u prezantoi të pranishmëve propozimet kineze për qeverisjen globale.

Një model kinez për qeverisjen globale. Është kjo ideja e presidentit kinez Xi Jinping i cili një ditë më parë ishte i pranishëm në forumin Kinë – Francë, pikërisht për qeverisjen globale. Kreu i shtetit kinez u prezantoi të pranishmëve propozimet e tij.

Të pranishëm ishin gjithashtu kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Para ceremonisë së mbylljes, Xi, Macron, Merkel dhe Juncker zhvilluan një takim katërpalësh për të diskutuar thellësisht zhvillimin e multilateralizmit dhe partneritetin strategjik Kinë-BE.

Gjatë fjalës së tij Xi theksoi se përballë çështjeve të rëndësishme globale, të gjitha vendet duhet të angazhohen të nxisin në mënyrë aktive demokratizimin e rregullave të qeverisjes globale, të vazhdojnë t’i përmbahet multilateralizmit të OKB-së dhe të ofrojnë rol konstruktiv për mekanizmin shumëpalësh global dhe rajonal.

Ai shtoi se të gjitha palët duhet të mbështesin konceptin e ri dhe të kenë koordinim të ngushtë për siguri të përbashkët e të braktisin ideologjitë e vjetra të mentalitetit të Luftës së Ftohtë.

Xi deklaroi se globalizimi është motori i nxitjes së ekonomisë botërore. Sipas tij Kina mbështet reformat e domosdoshme të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe mbron sistemin shumëpalësh të tregtisë.

Nisma “Një brez, një rrugë” ka pasuruar konceptin e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar dhe kuptimin e multilateralizmit.

“Kina mirëpret të gjitha vendet e botës, përfshirë Francën, të marrin pjesë në ndërtimin e kësaj iniciative”-përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!