Presidenti kinez mbërrin në Uzbekistan, pritet takimi i pari kokë më kokë me Putinin qe pas nisjes së luftës

schedule18:53 - 14 Shtator, 2022

schedule 18:53 - 14 Shtator, 2022

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Samarkand të Uzbekistanit, sipas asaj që raportojnë mediat shtetërore kineze.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua raporton se Xi mbërriti në qytet “për të bërë një vizitë shtetërore në Uzbekistan dhe për të marrë pjesë në takimin e 22-të të Këshillit të Kryetarëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Xi pritet të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin në margjinat e bisedimeve të SCO-së. Ky do të jetë takimi i parë kokë më kokë midis dy liderëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, në fund të shkurtit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!