“Presidenti kërcënim për Bashën?” Hoxha në “ABC News”: Mazhoranca u frenua, opozita kërkon shtet model

20:36 | 06/03/202020:360

I ftuar në “Mbrëmje në ABC” analisti Artan Hoxha ka folur për propozimet e liderit demokrat Lulzim Basha, për reformën zgjedhore. Hoxha theksoi se opozita  e sotme ka treguar se po kërkon një shtet model. Gjithashtu ai u shpreh se Basha është i hapur dhe se është fokusur të programi dhe idetë e së ardhmes.

“Lulzim Basha në lidhje më sitemin ka thënë se duhet të ishte një sistem mbarëpopullor dhe prioritet ka ndershmërinë e zgjedhjeve, ndaj i rikthehet propozimeve të hershme. Basha tregoi që është i hapur dhe proaktiv, për një rishikim kushtetues. Përballja që bën opozita e sotme me të gjitha mjetet e veta ekstreme, ka treguar se kërkon një shtet model”, deklaroi Hoxha.

Sa i përket komentit të Damian Gjiknurit për propozimet e kryedemokratit Basha, analisti tha se ish-ministri i Energjitikës: “deshi të fliste edhe foli”.

“Opozita është në një drejtim mjaft të mbarë edhe për vendin. Është në fazën e saj ndërtuese. Edhe Lulzim Basha është fokusuar te programi te idetë e së ardhmes”, tha Hoxha.

Sa i përket kritikave drejtuar Bashës se po përpiqet të imitojë Ramën ai theksoi se në këtë mënyrë shprehen persona që janë simpatizantë të Ramës.

Kësaj rradhe do të jetë efikase strategjia e Bashës dhe e Opozitës?

Hoxha: Dialektika e aksionit opozitar ka faza të ndryshme duke filluar nga ai radikal dhe duke shkuar drejt të ardhmes.

“Drafti paraprak i Komisionit të Venecias”

“Çështja e anëtarit të Gjykatës Kushtetues është e qartë, janë ashiqarë rrëmbyes dhe manipulator. Venecia nuk kishte si ta trajtonte ndryshe. Kushtetuta 30 ditë afat cakton vetëm për Parlamentit, në ligj këta futën 30 dit edhe për Presidentin”, theksoi analisti.

Si ju duk qasja e Metës në manifestim?

Hoxha: Ishte i mobilizuar për të mbrojtur detyrën më të lartë, shtetin Kushtetues nga një uzurpin i dëmshëm. Është një njeri i vendosur për të mbrojtur kompetencën Kushtetuese.

Më tej ai theksoi se mazhoranca u frenua, “pritej edhe vendimi i Venecias i cili ishte dërrmues për mazhorancës. Nëse Parlamenti nuk e rimiraton betimin te noteri të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka kuptim që të marrë një aksion të dytë për të firmosur dekretin”, u shpreh Hoxha.

A ka bazë ligjorePresidenti ta shpërndajë Parlamentin?

Hoxha: Procedura duhet zbatuar nga ata që e kanë në dorë. Parlamenti ka mangësi përfaqësimi dhe duhet të ishin bërë zgjedhje të pjesshme. Ky Parlament është Antikushtetues, por nëse do të kemi një koshiencë politike dhe shtetërore, ky parlament do të ishte vetëshpërndarë.

Meta do të dorëzojë çelasët e Presidencës dhe do të marrë opozitën.

Ku e shikoni Metën dhe Bashën?

Hoxha: Basha do të jetë drejtues i opozitës ndërsa Meta do të vazhdojë betejën si President. Meta ka eksperimetuar hapësira të reja për kompetencat e presidentit.

Është Presidenti kërcënim për Bashën?

Hoxha: Meta e ka thënë se detyrë e tij është Presidenca, por nëse do ta ketë si synim është plotësisht legjitim. Nuk shoh që Meta ti bëjë hije Bashës apo ti rrezikojë karrierën./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono