Presidenti Joe Biden i shkruan Vjosa Osmanit: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi

schedule15:59 - 20 Prill, 2021

schedule 15:59 - 20 Prill, 2021

Shtetet e bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë me vaksina Kosovën. Njoftimin e ka dhënë vetë presidentja Vjosa Osmani e cila ka marrë një letër nga presidenti i SHBA Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksuar se me shtimin e vaksinave, ekipi i tij do të jetë në kontakt me presidenten për sigurimin e dozave sa më shpejt.

Presidenti flet dhe për dialogun me Serbinë dhe shpreson në marrëveshjen gjithëpërfshirëse që duhet të përqendrohet në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Në letër Bajden përmend edhe raportin personal të familjes së tij me Kosovën, I biri ka shërbyer në forcat paqeruajtëse amerikane gjatë luftës.

Letra e presidentit amerikan vjen pas kërkesës për mbështetje në sigurimin e vaksinave, që Vjosa Osmani i drejtoi ekipit të tij në datën 19 mars.

Kosova ende nuk ka filluar vaksinimin masiv. Aktualisht po vaksinohen kategoritë në nevojë. Pak ditë më parë, qeveria e Albin Kurtit refuzoi ndihmën e ofruar nga kryeministri Edi Rama për vaksinat kineze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!