Presidenti jep dritën jeshile për Chiesa, gëzohen Juventusi dhe Interi

schedule19:24 - 5 Shkurt, 2020

schedule 19:24 - 5 Shkurt, 2020

Federico Chiesa është ylli i Fiorentinës dhe shumë klube të mëdha janë gati për të paguar për të. Klubi nga Firence ka rezistuar deri tani, por në verë 22-vjeçari pritet të kalojë në një ekip tjetër.

Presidenti i klubit italian, Rocco Commisso ka folur qartë për Corriere dello Sport rreth së ardhmes së lojtarit të kombëtares italiane, të cilit i përfundon kontrata në verën e vitit 2022.

Nëse në fund të sezonit do të jetë i interesuar për t’u larguar nga Fiorentina, ne do t’ia plotësojmë dëshirën. Por, gjithmonë nëse oferta financiare do të jetë e duhura“, thekson Rocco Commisso. /abcnews.al

 

Presidenti i Fiorentinës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!