Në një konferencë për shtyp, presidenti izraelit Isaac Herzog përshkroi provat tronditëse nga sulmi i Hamasit të shtunën. Herzog përshkroi nga rrëfimet e disa personave për ngjarjet, duke thënë se Hamasi kishte hedhur granata në makina, ndërsa njerëzit po largoheshin.
Israeli President Isaac Herzog speaks on day 6 of Israel's war with Hamas
'The International community must demand Hamas release all the hostages’ pic.twitter.com/RVp0NYg1dX
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) October 12, 2023
Vetë këshilltari i presidentit u mobilizua për të mbledhur trupat dhe tha se ishte një familje prej 5 anëtarësh që ishin lidhur, qëlluar dhe djegur.
“Po pyesja veten se çfarë po luteshin para se t’i qëllonin të gjithë së bashku,” tha Herzog për familjen pesë anëtarëshe të gjetur të vrarë.
“Plagët e gjetura në trupat e të vdekurve, njerëzit dhe ekipet e shpëtimit që takova në dy ditët e fundit, gjetën shenja torturash në trupa që ata nuk i kishin parë kurrë në dekada të tëra duke u përballur me incidente të ngjashme.
Ne po gjejmë trupa të pajetë në kanale, mjekët nuk kanë parë kurrë diçka të tillë më parë,” tha Isaac Herzog.
Presidenti izraelit tha se vendi i tij ishte “përballur me një nga armiqtë më të këqinj në tokë”.
/abcnews.al