Për herë të parë Tiranën, këtë të enjte e vizitoi një Presidenti Izraelit. Isaac Herzog përcolli dhe një mesazh në një dalje të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur mbi rreshtimin e Shqipërisë krah Izraelit, ndërsa konflikti me Hamas po vazhdon prej gati një viti.
“U bë një vit nga sulmi brutal i Hamasit. Shqipëria ka treguar që qëndron pranë Izraelit, ndërsa ne luftojmë për të mbrojtur vendin tonë. Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë”.
Kur flitet për Izraelin vendi ynë ka për treguar, siç ishte strehimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të tashmen e Izraelit, kryeministri Rama u shpreh duhet të marrë fund.
“Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme është shumë e rëndë dhe duhet të marrë fund sa më shpejt. Fitorja kundër terrorit është shumë më e vështirë nga se duket nga larg. Shqipëria ka qenë mbështetëse e armëpushimit, për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të nisur proces të ri, për të mirën e të gjithë njerëzve. Me siguri e ardhmja do jetë e një Izraeli më të fortë dhe një rajon më të paqtë e vizionar”
Më parë, Presidenti izraelit u prit me një ceremoni shtetërore nga kreu I shtetit Bajram Begaj.
“Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike që ndajnë momente historike unike, të cilat na bashkojnë përgjithmonë”, është shprehur Bajram Begaj.
Gjatë takimit kokë më kokë, krerët e dy shteteve biseduan për zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme, për të cilat Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë. “Shqipëria ka dënuar fuqishëm dhe pa mëdyshje sulmet terroriste të 7 tetorit 2023 nga Hamasi kundër Izraelit. Kjo është e paprecedentë dhe nuk mund të justifikohet me asgjë”, – u shpreh Presidenti Begaj.
/abcnews.al