Presidenti Ilir Meta përshëndet përurimin e shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë

schedule15:24 - 27 Tetor, 2017

schedule 15:24 - 27 Tetor, 2017

Kreu i shtetit Ilir Meta ka përshëndetur përurimin e shtatores së heroit të demokracisë, Azem Hajdari. Presidenti shprehu për të pranishmit përmes një mesazhi të përcjellë, keqardhjen që nuk mund të ishte prezent në këtë ceremoni nderimi, për vlerat dhe kontributet e tij, por edhe vet vendit vatër të patriotizmit dhe vlerave shoqërore e kombëtare. Monumenti i udhëheqësit të lëvizjes studentore të ’91-shit por edhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari nderon gjithë kombin tonë- shprehet presidenti Ilir Meta. Ai mbetet tribun i dashur nga çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike, shton kreu i shtetit, i cili përfundon mesazhin e tij duke i bërë thirrje gjithëkujt të nderojnë kujtimin e heroit të demokracisë me punën në funksion të një Shqipërie europiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!