Presidenti i Venezuelës Maduro: Gati për biseda me opozitën

schedule10:52 - 30 Janar, 2019

schedule 10:52 - 30 Janar, 2019

Zgjehdje të reja dhe bashkëbisedim me opozitën, është ky premtimi i presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro. Por lideri i opozitës Guaido i ka kërkuar ushtrisë të mbajë anën e tij dhe mbështetësve të dalin në protesta

NiKolas Maduro përsëriti dhe njëherë se është i gatshëm të negociojë me opozitën venezueliane. Ai tha se do të ulej në tryezën e bisedimeve për të folur për të mirën e vendit, për paqen dhe për të ardhmen. Presidenti socialist theksoi se është i gatshëm dhe për zgjedhje të reja duke thënë se do të ishte shumë mirë pasi është një mënyrë diskutimi politik; një zgjidhje e mirë për votën popullore

Ndërkohë opozita organizon protesta të reja në  të gjithë vendin kundër Maduros. Lideri i opozitës Guaido u bëri apel mbëshettësve të tij që të bindin ushtrinë që të braktisin Maduron dhe të mbështesin atë si president.

Guaido gjithashtu ka kërkuar që Bashkimi europian të vendosë më shumë sanksione ndaj qeverisë së Maduros.

Prokurori i përgjithshëm i Karakas i ka kërkuar gjykatës së lartë që të ndalojë Huan Guaido që të largohet nga vendi dhe të bllokojë të gjitha llogaritë bankare të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!