Ndonjëherë nuk dëshiron të shkarkosh një trajner, por rezultatet të detyrojnë. Daniel Levy kishte krijuar një raport shumë të ngushtë me trajnerin e tij, Mauricio Pochettinon, por rrugët u ndanë pas 5.5 vitesh.
Presidenti i Tottenham i rikthehet edhe njëherë vendimit të vështirë në një prononcim për London Evening Standard, teksa beson se një ditë argjentinasi do të rikthehet sërish në krye të “Gjelave” nga Londra Veriore.
“Kam ndërtuar një raport personal me Mauricion në këto 5 vite e gjysmë. Asnjëherë nuk kam dashur ta shkarkoj, ishte shumë e vështirë, por biseduam dhe ai më mirëkuptoi. Nuk kisha asgjë kundër tij, jam i sigurt që do të kthehet më i fortë dhe së shpejti do e shohim në krye të një skuadre të madhe.
Ndoshta, një ditë do të kthehet edhe te Tottenham. Ka bërë një punë fantastike këtu, i jemi të gjithë mirënjohës dhe i kemi ruajtur kontaktet me të“, përfundon presidenti i klubit anglez. /abcnews.al