Ardhja e tekniku Ange Postecoglu në krye të pankinës së Tottenham ka ndryshuar jo pak lojën e këtyre të fundit, teska pas 5 javëve ka arritur të udhëheqë skuadrën drejt 4 fitoreve dhe 1 barazimi, duke siguruar 13 pikë nga 15 të mundshme.
Duket se tekniku australian ka se ka mundur të gjejë harmoninë brenda skuadrës, diçka që sipas presidentit Daniel Levy, dështoi ta bënte si Jose Mourinho ashtu edhe Antonio Conte e një gjë të tillë presidenti i londinezëve e tha dhe gjatë një interviste, ku u shpreh se dy teknikët e lartpërmendur janë të një niveli të lartë, por jo për klubin e tij.
“Kaluam nga një periudhë në të cilën kishim sukses dhe për pak sa nuk fituam trofe me Pochetinon. Ishin ditë të bukura ato me Pochetinon, por më pas vendosëm të ndryshonim strategji dhe kërkuam që skuadra të drejtohej nga trajnerë me më shumë eksperiencë dhe që kishin fituar trofe. Bashkëpunuam me dy të tillë, Mourinho dhe Conte, por duket se gabuam.
Ata janë dy trajnerë të shkëlqyer, por ndoshta nuk ishin të përshtatshëm për këtë klub. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe besoj se me Postecoglou kemi marrë vendimin e duhur. Ai është shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.
Më kërkonin që të firmosja me një emër të madh, por unë isha i interesuar vetëm për dikë që njeh ADN tonë, të luajë futboll ofensiv dhe t’i japë mundësi të rinjve, të krijojë një raport të mirë me tifozët si dhe të kuptojë mundësitë e këtij klubi”,- u shpreh Levy. /i.m /abcnews.al