Presidenti i Taxhikistanit fiton mandatin e pestë

schedule09:08 - 12 Tetor, 2020

schedule 09:08 - 12 Tetor, 2020

Presidenti autoritar i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, është rizgjedhur për një mandat të pestë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rezultateve paraprake zyrtare ai ka fituar gati 91 për qind të votave. Zgjedhjet u mbajtën nën kontroll të rreptë dhe kishin karakter kryesisht ceremonial.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i vendit të Azisë Qendrore tha më 12 tetor se 90.92 për qind e votuesve kishin hedhur votat e tyre për Rahmon.

Që nga viti 1992, Rahmon ka fituar katër zgjedhje presidenciale radhazi, asnjëra prej të cilave nuk u konsiderua e lirë ose e ndershme nga vëzhguesit perëndimorë. Ai është i vetmi lider autokrat – post-sovjetik – që është në pushtet më gjatë se Alyaksander Lukashenko i Bjellorusisë.

Zgjedhjet u mbajtën derisa janë rritur shqetësimet për ekonominë e Taxhikistanit. Për shkak të pandemisë së COVID-19, qindra mijëra punëtorë emigrantë nuk janë në gjendje të udhëtojnë në Rusi për punë, duke pamundësuar kështu dërgesat e tyre, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur ekonominë lokale.

Zgjedhjet ishin të parat që kur partia rivale politike më me ndikim, Partia e Rilindjes Islamike (IRPT), u shpall e paligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!